Për një javë policia rajonale në Ferizaj shqiptoi mbi 1500 gjoba për shoferët

  • E.K /
  • 19 April 2022 - 11:16
Për një javë policia rajonale në Ferizaj shqiptoi mbi 1500 gjoba për shoferët

Policia Rajonale në Ferizaj njofton se nga data 11-17 prill ka shqiptuar 1514 gjoba.

Gjatë kësaj kohe, policia rajonale ka angazhuar edhe policë me rroba dhe automjete civile në të gjitha rrugët magjistrale dhe lokale në rajonin e Ferizajt.

Sipas njoftimit të policisë rajonale gjatë kësaj kohe janë raportuar 31 aksidente në komunikacion: 17 me dëme materiale dhe 14 me lëndime trupore.

Kundërvajtjet e shiptuara sipas policisë, janë si në vijim:

–          Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar, 440 gjoba

–          Tejkalim në vije të plotë apo vend të ndaluar,  19 gjoba

–          Drejtimi i mjetit pa patentë shofer, 33 gjoba

–          Drejtimi i mjetit pa kategori përkatëse, 49 gjoba

–          Drejtimi i mjetit nën ndikimin e alkoolit, 3

–          Kalimi i afatatit të regjistrimit , 34 gjoba

–          Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 17 gjoba

–          Mos përdorimi i rripit të sigurisë , 440 gjoba

–          Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes , 51 gjoba

–          Kundërvajtje tjera, bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor, 428 gjoba

Heqje e patentë shoferit , 36 shoferëve

(Kosova Sot Online)