Sulmet në veri, pasojë e tolerimit prej dy dekadash të strukturave të krimit!

Sulmet në veri, pasojë e tolerimit prej dy dekadash të strukturave të krimit!
Sulmet në veri, pasojë e tolerimit prej dy dekadash të strukturave të krimit!

Blerim Burjani

  • 19 April 2022 - 07:42

Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani

Në pjesën veriore të shtetit të Kosovës, situata sa po vjen e po bëhet shumë serioze dhe e rrezikshme nga provokimet e strukturave kriminale në veri, duke bërë provokime edhe kundër policisë së Kosovës. Tani në këtë pjesë të territorit të Kosovës po shpërfaqen pikërisht pasojat për shkak të tolerimit prej dy dekadash të funksionimit paralel të institucioneve të drejtuara nga para politika serbe që veriun e Kosovës e shndërruan në oazë të krimit të organizuar, për të përfituar materialisht, duke sfiduar seriozisht integritetin dhe sovranitetit të shtetit.

-Atje janë bërë shumë vite që po funksionojnë strukturat paralele. Deri më tash s’ka pas as guxim për ti ndal bandat kriminale të trafikimit të mallrave Kosovë -Serbi dhe anasjelltas, mos gatishmëria për të gjetur një zgjidhje kundër kontrabandimit. Janë shumë arsye pse atje ka probleme të mëdha , as bashkësia ndërkombëtare nuk është marr me këtë punë fare, sepse janë deklaruar që është punë e policisë vendore për ta ndal kontrabandën. Atje janë personat që merren me politikë dhe ndikojnë tek serbët lokal të votojnë për Vuçiqin , një njeri apo dy a tre prej tyre janë që merren me këtë temë.

Është pozitiv fakti që më në fund Qeveria dhe institucionet e sundimit të ligjit janë inkurajuar për të vazhduar luftimin e krimit të organizuar në të gjithë territorin e shtetit, edhe në veri të Kosovës, pavarësisht situatës së tensionuar dhe të elektrizuar, duke u gjykuar sulmet kundër policës së Kosovës, të cilat janë cilësuar të pa pranueshme nga të gjithë segmentet ndërkombëtare të akredituar në Republikën e Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".