Rasti i ish-Sekretarit të Ministrisë që u kapë me 50 kg drogë pjesë e përplasjeve në Komision

  • E.K /
  • 19 April 2022 - 11:43
Rasti i ish-Sekretarit të Ministrisë që u kapë me 50 kg drogë pjesë e përplasjeve në Komision

Deputetja Mimoza Kusari-Lila e ka përmendur në Komisionin për Ekonomi rastin e kapjes së ish-sekretarit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë Burim Rreci me 50 kilogramë drogë nga policia e Malit të Zi. Ajo i ka kërkuar deputetit të PDK-së Ferat Shala që të mos cënojë integritetin e zyrtarit aktual që ministrisë që udhëheq projektin e Bankës Botërore, duke i thënë që kur ka qeverisur PDK-AAK-NISMA ish-sekretari Rreci ka pasur 100 skandale brenda ministrisë.

Deputetja Kusari Lila i tha deputetit Shala që nuk është korrekte të cënohet integriteti i zyrtarit të ministrisë.

“Është cënu integriteti i z.Mezini nga një ish-sekretar në kohën e koalicionit të juaj PDK-AAK-NISMA, i cili dy muaj më parë është zënë me 50 kg drogë, kryetar jeni duke folë, deshët me cënu integritetin e z.Mezini që ja ka cënu një sekretar i cili është marrë me vjedhje të telefonave në minsitri, ndërsa dy muaj më parë, qeveria që ju keni qenë pjesë, ai ka ushtru detyrat ka qenë me dhunë fizike me 100 skandale në ministri dhe para 2 muajsh u zu me drogë, merrni përgjegjësi për këtë. Dhe tash çka doni, një njeri profesionist që udhëheq projektin e Bankës Botërore, jo ai është me dyshime. Deri kur kështu?”, tha Kusari-Lila në Komision.

Më pas Shala mohoi se hodhi dyshime mbi zyrtarin të cilin e mbronte Kusari-Lila, duke thënë “jo nuk e thash”.

“E thatë me integritet të cënuar”, ia ktheu ajo.

“Kjo mbledhje devijoi komplet si rrjedhojë e pyetjeve që keni bërë, gjithmonë me tendenca”, i tha deputetja Kusari-Lila deputetit të PDK-së Ferat Shala.

(Kosova Sot Online)