Senatori amerikan të cilit ia ka ndaluar hyrjen Rusia, viziton Beogradin së bashku me dy të tjerë

  • E.K /
  • 19 April 2022 - 13:32
Senatori amerikan të cilit ia ka ndaluar hyrjen Rusia, viziton Beogradin së bashku me dy të tjerë

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Christopher Hill, ka pritur në Beograd tre senatorë amerikanë.

Hill ka postuar fotografi nga arritja e senatorëve dhe ka shkruar se Serbia luan rol vital në progresin në rajon.

Tomë Gashi: Kufomën e Astrit Deharit e kam parë vet, kishte plagë të vetëm…

“Mirësevini në Beograd, senatorët, Shaheen, Tillis dhe Murphy! Vizita juaj nënvizon rëndësinë e partneritetit tonë. Serbia luan rol vital në progresin dhe prosperitetin e rajonit. ShBA-ja është e gatshme të përkrahë rreshtimin e fuqishëm të Serbisë dhe lidhjet e saj me fqinjët e BE-së”, ka shkruar Hill.

Senatori amerikan Chris Murphy gjatë vitit 2019 së bashku me senatorin tjetër Ron Johnson kishin qëndruar në Kosovë.

Të dy senatorëve, Murphy demokrat dhe Johnson republikan Kremlini ua ka ndaluar hyrjen në Rusi.

(Kosova Sot Online)