Gjenerali Clark tregon se çfarë bisedoi në takim me kryeministrin Kurti

  • E.K /
  • 19 April 2022 - 13:50
Gjenerali Clark tregon se çfarë bisedoi në takim me kryeministrin Kurti

Gjenerali amerikan në pension, Wesley Clark, ka zhvilluar një takim në qeveri me kryeministrin Albin Kurti.

Clark pas takimit ka folur për Televizionin 7 dhe ka treguar se me Kurtin s’kanë biseduar për sigurinë në Kosovë e Rajon.

“Në takimin me kryeministrin Kurti s’ka qenë temë diskutimi sigurinë në Kosovë e Rajon. Kemi biseduar për projekte energjetike”, tha Clark.

Clark tutje ka deklaruar se është mirë që qeveria e Kosovës është e vëmendshme karshi situatës së sigurisë.

“Mire që qeveria është e vëmendshme, mirëpo s’duhet harruar që edhe KFOR-i është prezent në Kosovë”, ka thënë Clark.  

Ish-komandanti i NATO-s, është takuar edhe me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj.

(Kosova Sot Online)