Lexoni edhe:
Sulmet në veri, pasojë e tolerimit prej dy dekadash të strukturave të krimit!
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj në një konferencë për media ka folur për siç u shpreh ai disa shqetësime që ka ai dhe partia e tij.
“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në vazhdimësi ka shprehur shqetësimin për disa situata të rrezikshme, të krijuara nga Qeveria e Kosoves dhe kryeministri Kurti.Së pari jemi të shqetësuar për vonesën e hyrjes në fuqi të strategjisë së sigurisë kombëtare e cila duhet të miratohet nga Këshilli i Sigurisë e i cili kryesohet nga kryeministri”, tha ai.
Sulmet në veri, pasojë e tolerimit prej dy dekadash të strukturave të krimit!Lexoni edhe:
Tutje, ai tha se pagat dhe pensionet duhet të rriten 30 përqind, ndërkaq paga minimale duhet të jetë 370 euro neto.
“Jemi të shqetësuar për vonesën e miratimit të ligjit të pagave me koeficiente të caktuara sipas rritjes së çmimeve, të gjitha pagat dhe pensionet duhet të rriten 30përqind, ndërsa paga minimale duhet të jetë 370 euro neto. Kjo duhet të ndodh duke pasur parasysh faktin se vendi ka hyrë në një krizë të thellë sociale, nga rritja enorme e çmimeve”, u shpreh tutje Haradinaj.
(Kosova Sot Online)