Putini dëbon 36 diplomatë belgë dhe holandezë, ultimatum 2 javë kohë për tu larguar

  • A.P /
  • 19 April 2022 - 16:05
Putini dëbon 36 diplomatë belgë dhe holandezë, ultimatum 2 javë kohë për tu larguar

Zyrtarët rusë njoftuan se Moska ka dëbuar 36 diplomatë belge dhe holandezë, në shenjë hakmarrjeje për dëbimin e diplomatëve rusë nga ambasadat në Bruksel dhe Hagë pas sulmit rus në Ukrainë.

Autoritetet bëjnë me dije se qeveria ruse ka dëbuar 21 diplomatë belgë dhe 15 holandezë.

Rusia u ka dhënë diplomatëve afatin kohor prej 2 javësh për tu larguara nga vendi.

Ndërkohë ditën e djeshme Moska dëboi  punonjësit e ambasadës bullgare.

“Atanas Krastin, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Bullgarisë në Federatën Ruse, u ftua në Ministrinë e Jashtme Ruse, ku iu dorëzua një notë nga Ministria që shpallte punonjësit e Ambasadës Bullgare në Moskë si “persona non grata”, thuhej  në deklaratë.

Ministria vuri në dukje se kjo masë është një përgjigje ndaj vendimit të Bullgarisë të marrë në mars për të shpallur 10 diplomatë të ambasadës ruse në Sofje si “persona non grata.

(Kosova Sot Online)