Vrasje në tentativë në Prishtinë

  • E.K /
  • 20 April 2022 - 10:30
Vrasje në tentativë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një vrasje në tentativë.

Sipas policisë një person dyshohet se ka shtënë me armë zjarri ndaj një personi tjetër.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt ndërsa i dyshuari tjetër i cili ka shtënë me armë është në kërkim të policisë.

“Prishtinë, 19.04.2022-19:30.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti, derisa ishte me të dyshuarin tjetër mashkull kosovar, dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt ndërsa i dyshuari tjetër i cili ka shtënë me armë është në kërkim të policisë. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)