Marihuanë afër burgut të Dubravës, ky ishte vendi ku ishte fshehur

  • E.K /
  • 20 April 2022 - 10:58
Marihuanë afër burgut të Dubravës, ky ishte vendi ku ishte fshehur

Policia e Kosovës, në raportin e saj 24 orësh ka njoftuar se zyrtarë të Burgut të Dubravës kanë pranuar informata se gjatë patrullimit të bërë, kanë gjetur një qese e cila ka qenë e mbushur me substancë të dyshuar narkotike.

Tutje, bëhet e ditur se kjo substancë i përket llojit të marihuanës me peshë të përgjithshme prej 105 gramë.

Më tej, tregohet se lidhur me këtë rast është njoftuar prokurori dhe se rasti është nën hetim.

“Burgu i Dubravës, 19.04.2022-14:20.Nga zyrtarët e Burgut të Dubravës është pranuar informata se gjatë patrullimit të bërë rreth murit të pjesës se jashtme, është gjetur një qese e mbushur me 51 toptha të vegjël të mbushur me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë të përgjithshme prej 105 gram. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, përfundohet në raport.

(Kosova Sot Online)