Hyseni për pushtetin e ri: I lazdruar dhe fëmijëror

  • A.P /
  • 20 April 2022 - 21:44
Hyseni për pushtetin e ri: I lazdruar dhe fëmijëror

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni, ka thënë se pushteti i ri, në krye me Albin Kurti është fëmijëror dhe i lazdruar.

Hyseni  tha se kjo qeveri nuk pranon asnjë kritike apo vërejtje.

Sipas tij, kjo qeveri nuk sheh asgjë të keqe në të bëmat e tyre, por sheh vetëm të këqijat në të bëmat e të tjerëve.

“Në esencë, shpërfaqin probleme reale me të cilat përballet Kosova sot. Nuk kam hezituar që ta kualifikojë si infantilizmi të politikës në Kosovë, këta udhëheqës institucional sot.

Procesi i infantilizmit politik vije si rezultat I arrogancës I një pushteti të lazdruar fëmijëror që nuk pranon asnjë kritikë, nuk pranon asnjë vërejtje e nuk sheh asgjë të keqe në të bëmat e vete, por sheh të këqija vetëm tek të bëmat e tjerëve”, tha Hyseni.


(Kosova Sot Online)