Trump nervozohet pasi gazetari i tha se i humbi zgjedhjet, çohet nga intervista

  • E.K /
  • 21 April 2022 - 13:10
Trump nervozohet pasi gazetari i tha se i humbi zgjedhjet, çohet nga intervista

Gazetari anglez, Piers Morgan ka realizuar një intervistë me ish-presidentin Donald Trump e cila do të shfaqet e plotë të hënën. Por një sekuencë përmbledhëse 30 sekondëshe e intervistës që duket mjaft e tensionuar është publikuar, ku presidenti amerikan për një moment çohet nga intervista.

Trump i nervozuar me pohimin e gazetarit Morgan se ai i ka humbur zgjedhjet e vitit 2020 e quan atë “budalla”.

“Ishin zgjedhje të lira dhe fer dhe ju humbët”, thotë gazetari.

“Vetëm një budalla do ta mendonte këtë”, ia kthen Trump.

“A mendoni se jam budalla?” e pyet gazetari anglez, “Mendoj se jeni tash”, thotë Trump.

Donald Trump akoma mendon se zgjedhjet për president të vitit 2020 në SHBA kanë qenë të vjedhura edhe pse ka humbur me një rezultat të thellë prej 7 milionë vota popullore në përballjen me Joe Biden.

Përkthyer në votat elektorale, Trump ka marrë 232 ndërkaq Biden 306.

(Kosova Sot Online)