19 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

  • E.K /
  • 21 April 2022 - 15:09
19 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar 19 raste të reja me Covid-19.

Sot janë shëruar 21 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.349.

Ndërkaq nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Numri i rasteve aktive është 434.

Njoftimi i plotë:

21 Prill 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 121 doza të vaksinës kundër COVID-19.

 Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë

 1.824.992 doza të vaksinës.

 Deri më sot 821.612 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

 Deri më sot janë dhënë 101.042 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

 Nga 879 testime, 19 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

 Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 21 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.349.

  Në total numri i rasteve aktive është 434.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

(Kosova Sot Online)