Rriten frikshëm pacientët me probleme të shëndeti mendor/ Ja cili qytet raporton mbi 1 mijë raste në muaj

  • E.K /
  • 21 April 2022 - 15:32
Rriten frikshëm pacientët me probleme të shëndeti mendor/ Ja cili qytet raporton mbi 1 mijë raste në muaj

Një sërë sëmundjesh të tjera kanë rritur shumë rastet e shfaqjes te pacientët në dy vitet e fundit edhe pse vëmendja është fokusuar te Covid-19.

Shqetësimet dhe problemet me shëndetin mendor, po hasen çdo ditë e më shumë nga stafet mjekësore. Shkodra është një prej qyteteve që po trajton një numër të konsiderueshëm pacientësh me probleme të shëndetit mendor, të cilët janë shtuar sa për shkak të pandemisë, aq edhe për shkak të mostrajtimit si duhet të rasteve që në momente e para të shfaqjes se simptomave.

Mjeku apelon që familja në radhë të parë dhe më tej shoqëria duhet t’i sinjalizojë menjëherë rastet e personave që shfaqin dukshme problem të shëndetit mendor.

(Kosova Sot Online)