
Vizita e 3 senatorëve në Kosovë, Ambasada e Amerikës del me një mesazh

Tre senatorë amerikanë janë duke qëndruar sot në Kosovë dhe do të takohen me krerët e shtetit, presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti. Chris Murphy, Thom Tillis dhe Jeanne Shaheen, kanë ardhur në Kosovë nga Sarajeva dhe pasi kanë përfunduar vizitën e tyre në Beograd.
Ndërkohë Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, në llogarinë zyrtare në “twitter” kanë publikuar linkun e Senatit Amerikan, duke thënë se ky institucion është shumë i rëndësishëm për formulimin dhe zbatimin e politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Senati i SHBA-së luan një rol vendimtar në formulimin dhe zbatimin e politikës së jashtme të SHBA-së”, thuhet në njoftimin e publikuar në twitter, ku kanë bashkëngjitur linkun që të çon në faqen e Senatit Amerikan.
(Kosova Sot Online)