Presidenti i këtij shteti nesër viziton Kosovën

  • A.P /
  • 21 April 2022 - 16:28
Presidenti i këtij shteti nesër viziton Kosovën

Zyra për media e Kuvendit të Kosovës ka njoftuar se nesër në Kosovë do të qëndrojë për vizitë presidenti i Letonisë, Eglis Levits.

Levits do të takohet me kryetarin e Kuvendi të Kosovës, Glauk Konjufcën në mesditë.

“Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim Presidentin e Republikës së Letonisë, Eglis Levits”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

(Kosova Sot Online)