Gani Dreshaj i bën thirrje diasporës shqiptare në Francë: Votoni për Macron-in

  • E.K /
  • 22 April 2022 - 13:24
Gani Dreshaj i bën thirrje diasporës shqiptare në Francë: Votoni për Macron-in

Ish-zëvëndësministri i Punëve të Jashtme, Gani Dreshaj ka kërkuar nga diaspora shqiptare në Francë përkrahje masive për Emanuel Macron.

Këtë të diel Franca do të votojë në balotazh në garën për president mes Macron dhe Le Pen.

Dreshaj ka thënë se fitorja e Macron do të ishte e mirë për të gjithë, por edhe për shqiptarët.

“Më ka rastisur të takoj diasporën shqiptare në Francë. Janë model suksesi dhe organizimi. Andaj i ftoj që të dielën të përkrahin me votën e tyre në garën për president Emmanuel Macron. Fitorja e Macron është e mirë për demokracinë, Evropën, Ballkanin, dhe sidomos për shqiptarët” ka thënë Dreshaj.

Presidenti francez zgjidhet për pesë vjet. Ai ka ndikim të ndjeshëm në politikën e vendit dhe një rol më të rëndësishëm se kryeministri, i cili emërohet prej tij. Balotazhi do të zhvillohet më 24 prill. Fitues i balotazhit shpallet personi që merr më shumë vota. Macron dhe Le Pen garuan kundër njëri-tjetrit edhe në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2017. Por këtë vit rezultati pritet të jetë më i ngushtë sesa atëherë.

(Kosova Sot Online)