Është në dorën e Presidentes që ta arsyetoj besimin e marrë nga qytetarët për shtet të së drejtës!

Është në dorën e Presidentes që ta arsyetoj besimin e marrë nga qytetarët për shtet të së drejtës!
Është në dorën e Presidentes që ta arsyetoj besimin e marrë nga qytetarët për shtet të së drejtës!

Xhevat Meha

  • 22 April 2022 - 07:57

Shkruan: ANALISTI- Xhevat Meha

Ekziston një marrëveshje parazgjedhore mes Albinit dhe Vjosës si prijës të listave zgjedhore. Ka edhe dokument të nënshkruar në të cilin këta dy kanë zotime ndaj njëri tjetrit dhe bashkërisht kanë zotime ndaj qytetarëve të Kosovës. Qytetarët tani kërkojnë arsyetim të besimit të dhënë. Është në dorën e Vjosës që të arsyetoj ose jo besimin e marrë nga qytetarët.

-Janë dy burime prej nga vjen detyrimi i Presidentes për vepruar tani: i) Detyrimi kushtetues si garantuese e fundit e funksionimit te institucioneve, dhe ii) Besimi i marre nga qytetaret e Kosovës. Këto dy janë të ndërlidhura. Presidentja mund te ushtroj përgjegjësin kushtetuese mirëpo është një çështje e cila e bënë që të jete e matur. Anulimi mund të bëhet po pastaj ri-emërimi kryhet jo nga kjo po nga procedura tjera. Është fakt që qeveria për një vit qeverisje nuk ka bërë pothuajse asgjë për të ofruar procedura të emërimit të Kryeprokurorit që do të siguronin emërimin e Kryeprokurorit që tani i duhet Kosovës.

Vetëm tani ka dërguar në Kuvend ligjin për përzgjedhjen e Kryeprokurorit. Pavarësisht veprimeve a mos-veprimeve nga qeveria, Presidentja duhet t'i ushtroj përgjegjësitë që ka. Ekziston një marrëveshje parazgjedhore mes Albinit dhe Vjosës si prijës të listave zgjedhore. Ka edhe dokument të nënshkruar në të cilin këta dy kanë zotime ndaj njëri tjetrit dhe bashkërisht kanë zotime ndaj qytetarëve të Kosovës. Qytetarët tani kërkojnë arsyetim të besimit të dhënë. Është në dorën e Vjosës që të arsyetoj ose jo besimin e marrë nga qytetarët.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".