Për ku ishte nisur ky etanol, derisa u kap nga Dogana e Kosovës

  • E.K /
  • 22 April 2022 - 13:29
Për ku ishte nisur ky etanol, derisa u kap nga Dogana e Kosovës

Dogana e Kosovës ka parandaluar një rast kontrabandimi, ku janë kapur 13 mijë litra etanol.

Sipas njoftimit, oficerët e doganës sot kanë arritur të parandalojnë një kamion i cili trasportonte 13440 etanol (alkooh 96%).

“Pas informatave të siguruara përmes rrugëve operative njësitet anti-kontrabande të Doganës së Kosovës kanë arritur të identifikojnë dhe ndalojnë një kamion të dyshuar i cili vinte nga Mitrovica. Me këte rast është arritur të parandalohet kontrabandimi i 13440 litra Alkool koncentrat 96% Etanol me vlere prej 23,923.20€ (me origjine nga Serbia). Derisa shmangiet nga Detyrime Doganore të llogaritura për te rast jane 83,253.27 Euro. Lidhur me kete rast është njoftuar Prokuroria Themelore në Prishtine dhe me urdhër të Prokurorit kujdestar i dyshuari është intervistuar dhe pas intervistimit është derguar në mbajtje. Malli i kontrabanduar është sekuestruar”, thuhet në njoftim të Doganës.

Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolla në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. 

(Kosova Sot Online)