Sadri Ramabaja i drejtohet Martin Berishajt: Qëndro vertikalisht miku im

  • E.K /
  • 22 April 2022 - 14:52
Sadri Ramabaja i drejtohet Martin Berishajt: Qëndro vertikalisht miku im

Opinionisti Sadri Ramabaja, i ka dalur në mbrojtje ambasadorit të Kosovës në Zagreb, Martin Berishaj, pasi ky i fundit është përfshirë në një skandal financiar të raportuar nga një medium slloven.

Ramabaja e ka quajtur Berishajn shkencëtar e malësor dhe sipas tij Berishaj mbetet burrë shqipnie.

Sipas Ramabajës, raportimet për implikimin e Berishajt në skandalin financiar janë luftë hibride sllave.

“Miku im, qëndro VERTIKALISHT!  Kalon edhe kjo furtunë e luftës hibride sllave e lloit të vet; të pa thyer të bën DINJITETI Yt si shkencëtar e malësor.  Prandaj mbetesh burrë Shqipnie! Respekt”, ka shkruar Ramabaja në Facebook.

Ambasadori Berishaj po dyshohet se është i përfshirë në një skandal financiar për shpëlarje parash në Slloveni. Sot, në një postim të shkurtë në Facebook, Berishaj i ka mohuar të gjitha akuzat.

Ambasadori i Kosovës në Kroaci dyshohet se ka transferuar rreth 600 mijë euro kesh nga xhirollogaria e tij bankare në Mal të Zi për tek politikani slloven, Robert Golob, kryetar i Partisë së Lirisë.

Paparakisht, mjetet financiare, kompania MB Consulting, në pronësi të Berishajt, i kishte pranuar nga një kompani energjetike serbe, GEN.

(Kosova Sot Online)