U fundos në Detin e Zi, anija ruse kthehet në objekt të trashëgimisë kulturore të Ukrainës

  • A.P /
  • 22 April 2022 - 16:41
U fundos në Detin e Zi, anija ruse kthehet në objekt të trashëgimisë kulturore të Ukrainës

Mbytja e anijes luftarake “Moska” është një nga ngjarjet përcaktuese të luftës në Ukrainë deri më tani.

Ishte anija kryesore e Flotës ruse të Detit të Zi, kryqëzor raketor me më shumë se 500 ekuipazh, ndërsa u fundos nga një vend me një marinë shumë më të vogël.

Dhe tani, rrënojat e krenarisë së flotës ruse janë shpallur objekt i trashëgimisë kulturore nënujore të Ukrainës. Numri #2064 për të qenë të saktë, i përket kategorisë së pajisjeve të rralla shkencore ose teknike, raporton BBC.

Në një postim në faqen e tyre zyrtare në Facebook, Ministria e Mbrojtjes shkroi “80 milje nga Odesa, kryqëzori i famshëm dhe objekti më i madh i fundosur në fund të Detit të Zi mund të admirohen pa shumë zhytje!”

Rrënojat janë në një thellësi rreth 45-50 metra. Mbytja e “Moskës” nuk ishte vetëm fitore ushtarake, por edhe psikologjike për Ukrainën. 

(Kosova Sot Online)