Ngjarje e rëndë: 15-vjeçari qëllon për vdekje me plumb në kokë shokun e ngushtë

  • E.K /
  • 23 April 2022 - 11:26
Ngjarje e rëndë: 15-vjeçari qëllon për vdekje me plumb në kokë shokun e ngushtë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Selanik, ku një 15-vjeçar është qëlluar për vdekje nga shoku i tij në të njëjtën moshë.

Mediat greke, bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në Evosmos të Selanikut. Ngjarja ndodhi në banesën e autorit, i cili i tha 15-vjeçarit se do t’i tregonte armën e të atit.

Sipas informacioneve, 15-vjeçari që qëlloi shokun e tij, fillimisht ka pohuar se viktima kishte rënë pa ndjenja pasi kishte goditur me kokë një cep tavoline, por vetëm pak minuta më pas pranoi se e kishte qëlluar me plumb në kokë.

Sakaq, në pranga ka rënë autori i ngjarjes dhe babai i tij. Mësohet se të dy djemtë kanë qenë shokë të ngushtë, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e plota sesi ndodhi ngjarja, por dyshohet në mënyrë aksidentale.

Në momentin e ngjarjes prindërit e 15-vjeçarit kanë qenë në punë dhe ngjarjen e kanë mësuar nga fqinjët.

(Kosova Sot Online)