Krimi është dukuri shumë e rrezikshme për shtetin ligjor

Krimi është dukuri shumë e rrezikshme për shtetin ligjor
Krimi është dukuri shumë e rrezikshme për shtetin ligjor

Muhamet Kelmendi

  • 23 April 2022 - 09:25

Shkruan:Analist- Muhamet Kelmendi

Lufta kundër krimit dhe korrupsionit, kundër kontrabandës dhe të dukurive të tjera të ndaluara është një nga sfidat më të rënda të pushtetit në Kosovë. Ka shumë kohë që shumë vepra të dyshimta po tolerohen nën presionet e ndryshme. Sidomos është toleruar krimi dhe kontrabanda serbe, e organizuar nga shteti serb, në veri të vendit dhe nëpër komunat serbe.

Se sa është e fuqishme lidhja e krimit të organizuar e ndikuar nga Serbia, këtë e tregojnë më së miri veprimet e bëra nga prokuroria në Ferizaj për krimet në Shtërpce. Organizohet krimi nga Serbia dhe pastaj akuzohet Kosova se është shtet kriminal. Në anën tjetër, krimi më i organizuar dhe shumë i përgatitur është nga sektori privat. Këtu bënë pjesë sektori i naftës dhe i derivateve të saja. Këto forma të punës kriminale kanë krijuar përfitime të mëdha. Format e tilla të krimit vijnë nga manipulimet me çmime dhe me afatet e skadimit të mallit. Blihen mallra të lira dhe me afate të skaduara.

U shtohen tiketat e reja dhe shiten me dy a tri herë më shtrenjtë. Forme tjetër e krimit është veprimtaria me naftë dhe me derivatet e saja. Sa kontrollohen nuk di. Mirëpo, në çdo pikë të karburantit nuk hasë askush në karburant të pastër. Përqindja e ujit është për dy a tri herë më e lartë. Përfitimi më i madh është bërë nga shitja e naftës me sulfur shumë herë më të mëdha se sa norma e lejuar. Këtu hyjnë edhe përfitimet e bëra gjatë viteve 2018-2020 me lirim nga akciza gjoja për përpunim të naftës. Flitet se janë mbi 4 milionë euro.

Fjala e urtë popullore thotë: " nuk hahet kashta por paratë e sigurojnë fitimin". Me këtë populli ka thënë se dënimet dhe ndjekjet janë shumë më të rënda për të pasurit se sa për të varfëritë. Tek të varfëritë ke kashtë, ndërsa te keqpërdoruesit dhe kriminelët ka para. Aty është interesi. Nuk ka ndonjë fakt tjetër pse nuk kapen këta keqbërës. Ata janë mirë të organizuar dhe kanë ndikim në shoqëri. Shteti i toleron.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".