Pejë, një person e mbyt rryma derisa ishte duke punuar me eskavator

  • G.G /
  • 23 April 2022 - 13:02
Pejë, një person e mbyt rryma derisa ishte duke punuar me eskavator

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Pejë ku një person e ka mbytur rryma derisa ishte duke punuar me eskavator.

Këtë e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se akoma nuk dihen shumë detaje lidhur me këtë rast tragjik.

“Policia mbrëmë në orën 22:16 është njoftuar se në afërsi të udhëkryqit Loxhë-Gorozhdec, në lagjen “Dardania”, një person e ka zënë rryma gjatë punimeve. Është dërguar në spital edhe mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e tij”.

Gashi tha se nuk dihet se se çfarë ishte duke punuar i ndjeri në momentin kur e zuri rryma.

(Kosova Sot Online)