Këmbësorja 20-vjeçe që u godit nga vetura ndodhet në gjendje të rëndë në Emergjencë

  • A.P /
  • 24 April 2022 - 14:05
Këmbësorja 20-vjeçe që u godit nga vetura ndodhet në gjendje të rëndë në Emergjencë

Vajza që u godit nga një veturë në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë sot rreth orës 11:00, është në gjendje të rëndë dhe po trajtohet në Klinikën Emergjente në QKUK.

20-vjeçarja që u godit nga një automjet në lëvizje ka pësuar politraumë, ka konfirmuar drejtori i Emergjencës doktor Naser Syla.

Policia ka njoftuar se shoferi i automjetit ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe po punohet për identifikimin e tij.

“Me rastin po merret njësiti i trafikut, të cilët përveç që po hetojnë  rrethanat  e këtij aksidenti, janë duke punuar në identifikimin e personit/ ngasësit të automjetit të përfshirë në aksident, pasi që i njëjti  ka ikur nga vendi i ngjarjes”, ka njoftuar policia.


(Kosova Sot Online)