Kurti për suksesin historik të Bad News Eagles: Bravo gamers!

  • A.P /
  • 24 April 2022 - 14:15
Kurti për suksesin historik të Bad News Eagles: Bravo gamers!

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pasi ekipi kosovar, Bad News Eagles arriti të kualifikohej në turneun më të madh në botë në CS:GO, PGL Antwerp Major 2022.

BNE e arriti kualifikimin në ndeshjen e fundit, duke shkruar historinë për Kosovën.

BNE e arriti kualifikimin në ndeshjen e fundit, duke shkruar historinë për Kosovën

E Kurti, suksesin e arritur nga ta e cilësoi historik, duke i uruar pesë djemtë nga Kosova.


“Bravo gamers! Kosova bën historinë me kualifikimin në PGL Antwerp Major 2022. Bad News Eagles sot mposhtën Sinners me rezultat 2:1. Kjo fitore i bën pjesë të garës më të madhe të vitit për CSGO. Pra, prej internet kafesë, ku filluan ushtrimet e para, BNE nga sot na përfaqësojnë në garën më të madhe në botë. I gëzohem çdo të arriture të rinisë sonë. Ata po na dëshmojnë çdo ditë se kur kombinohet pasioni dhe puna, suksesi është i garantuar”, shkroi Kurti në profilin e tij në Instagram.

(Kosova Sot Online)