“Serbisë distancim nga Rusia, Kosovës rol më konstruktiv në dialog” analisti politik ‘zbulon’ mesazhet e ndihmës sekretares amerikane

  • E.K /
  • 25 April 2022 - 11:21
“Serbisë distancim nga Rusia, Kosovës rol më konstruktiv në dialog” analisti politik ‘zbulon’ mesazhet e ndihmës sekretares amerikane

Analisti politik Ilir Ibrahimi ka shkruar për rëndësinë e vizitës së Ndihmës Sekretares për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried.

Ai ka ‘zbuluar’ edhe mesazhet që do të jap zyrtarja e lartë e SHBA-së, gjatë vizitës së saj në Kosovë, por edhe në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas tij Beogradit do t`i kërkohet të vendos se a është me Rusinë a me Perëndimin dhe Kosovës do t`i kërkohet një rol konstruktiv në dialog, t`i përmbush vendimet e gjykatave të vendit dhe të bashkëpunoj në diversifikimin e burimeve të energjisë.

Ndihmës Sekretarja për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, sot do ta vizitojë Kosovën, gjatë një turi të saj në Ballkanin Perëndimor.

Sipas agjendës së publikuar nga Departamenti i Shtetit amerikan, më 25 prill, Donfried do të qëndrojë për vizitë në Kosovë ku do ta falënderojë për strehimin e afganëve dhe ukrainasve.

“Do të inkurajojë punën për reformat për konsolidimin demokratik dhe integrimin në institucionet evropiane dhe euroatlantike, dhe do të shqyrtojë perspektivat për përparim në dialogun e mbështetur nga SHBA-të, të lehtësuar nga BE-ja me Serbinë. drejt një marrëveshjeje për marrëdhënie të normalizuara të përqendruar në njohjen reciproke, thuhet tutje në agjendë.

Shkrimi i plotë Ibrahmit:

Edhe një vizitë e rëndësishme sot në Kosovë dhe rajon nga zyrtarë të lartë amerikanë.
Mesazhi pritet të jetë i njejtë: Beogradit do ti kërkohet të vendos se a është me Rusinë a me perendimin dhe Kosovës do ti kërkohet një rol konstruktiv në dialog, ti përmbush vendimet e gjykatave të vendit dhe të bashkunojë në diversifikimin e burimeve të energjisë.
Kjo do të mund të ishte një mundësi e mirë diplomatike nëse dijmë ta shfrytëzojmë.
Siç do të thoshte presidenti Rugova, zoti lartë, Amerika në tokë.
Nëse vazhdohet me kryeneqësinë e deritashme, rrezikojmë të barazohemi ne kritikat dhe presionin që na bëhet si Serbisë për të vendosur a me ne a me ata, si neve për të qenë një partner i parashikueshëm dhe konstruktiv.

(Kosova Sot Online)