Diplomacia kosovare të zgjohet nga gjumi

Diplomacia kosovare të zgjohet nga gjumi
Diplomacia kosovare të zgjohet nga gjumi

Faik Krasniqi

  • 25 April 2022 - 09:03

Shkruan:Analist- Faik Krasniqi

Diplomacia jonë, ashtu si në të kaluarën, edhe tash është akoma në gjumë të thellë të “arushave”. Po vazhdon e njëjta gjë. Duke u vetëkënaqur me pjesëmarrje në Këshill të Sigurimit, dhe me përplasjet atje me Serbinë dhe Rusinë. Të thash dhe më the, dhe aty po mbetet çdo gjë.

-Kam thënë edhe në prononcime të tjera se sidomos tash me këto zhvillimet aktuale nevojitet në zgjim i shpejtë dhe diplomaci tepër aktive. Pas invazionit rus në Ukrainë, Diplomacia jonë duhet të jetë super aktive në çdo aspekt. Me BE-në duhet të bisedohet shtruar dhe t'u bëhet pyetja: a do të vazhdoni talljen me në apo do të bëheni serioz. Nëse jeni serioz atëherë na e dëshmoni këtë me heqjen e regjimit të vizave. Në të kundërtën do ta marrim që jeni duke e vazhduar talljen e dy dekadave.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".