Muja: Ja qysh u forcuan lidhjet 'PDK-Jansha' përmes Grenellit

  • A.P /
  • 26 April 2022 - 14:30
Muja: Ja qysh u forcuan lidhjet 'PDK-Jansha' përmes Grenellit

Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja po ja kujton PDK-së hesapet me Janes Janshën, kryeministrin në detyrë i Sllovenisë.

"Duket sikur PDK me nguti propozonte Komision Hetimor që të jepte një dorë në fushatë Janšes. Ata e dinë pse-në, lidhjet dhe borxhet e reja e të vjetra. Por duhet që lidhjet PDK-Janša janë forcuar përmes Grenell. Janša si kryeministër e rreshtoi veten me qendrimet e veprimet tek boshti i autokratëve ballkanas,  Vučić-Orban dhe njihet për autorësinë e non-papers famëkeq për ndryshim të kufinjve në rajon. Janša humbi thellë. Demokracia ende triumfon, dhe po, pas ardhjes së Biden, pak edhe më shumë.", ka shkruar ai në reagim.

"Unë parashoh që gulçimi, i shprehur si kinse shqetësim i PDK-së për çështjen e krizës energjitike dhe Komisionin Hetimor do të bie pas humbjes së Janša. Megjithatë, Komisione Hetimore për energjinë dhe jo vetëm do të ketë. Sepse duhet  për të hetuar të gjitha kontratat dhe punësimet 2008-2022", ka theksuar Muja.

(Kosova Sot Online)