Moska: Procesi i negociatave me Kievin nuk ka përfunduar

  • A.P /
  • 25 April 2022 - 20:04
Moska: Procesi i negociatave me Kievin nuk ka përfunduar

'Ka ekipe negociuese nga të dyja palët që janë formuar dhe janë takuar vazhdimisht edhe personalisht. Procesi nuk ka përfunduar me kaq.'

Kështu deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, për negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës.

Në të njëjtën kohë, e pyetur për mundësinë e kontakteve të reja ballë për ballë, Zakharova tha se aktualisht nuk ka informacion "për takime të tjera".

(Kosova Sot Online)