Zelensky: Fati i Evropës dhe i demokracisë vendoset në Ukrainë

  • E.K /
  • 26 April 2022 - 08:50
Zelensky: Fati i Evropës dhe i demokracisë vendoset në Ukrainë

“Në botë, të gjithë, edhe ata që nuk na mbështesin hapur bien dakord që në Ukrainë vendoset fati i Evropës, fati i sigurisë globale, fati i sistemit demokratik”. Kështu deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij të fundit.

Ai nënvizoi se Rusia gjithashtu mund të shpenzojë burime të mëdha për të mbështetur luftën dhe mund të kundërshtojë të gjithë botën e lirë.

“Por mësimet e historisë janë të njohura. Nëse keni ndërmend të ndërtoni një Reich mijëvjeçar, ju humbni. Nëse keni ndërmend të shkatërroni fqinjët, ju humbni. Nëse doni të rivendosni perandorinë e vjetër, humbni”, theksoi Zelensky.

Ndërkohë tre sulme ajrore ruse u regjistruan mëngjesin e sotëm në qytetin jugor të Ukrainës, Zaporizhzhia. Kjo është raportuar nga agjencia ukrainase Ukrinform duke cituar administratën ushtarake rajonale./A2CNN

(Kosova Sot Online)