Raporti i “Freedom House” leksion i madh për Qeverinë, reformimi i drejtësisë dhe shkëputja nga lidhjet me krimin

Raporti i “Freedom House” leksion i madh për Qeverinë, reformimi i drejtësisë dhe shkëputja nga lidhjet me krimin

Hajrullah Tërnava

  • 26 April 2022 - 07:38

Shkruan: Analist- Hajrullah Tërnava

Jo rastësisht raporti konstaton se si kapja e shtetit është një çështje e spikatur dhe shpesh është rezultat i klientelizmit – dhënies së paligjshme të favoreve zyrtarëve nga individë ose grupe të pasura, nëse zyrtarët ndjekin interesat e atyre që i shpërblejnë. Pra, korrupsioni dhe kapja e shtetit janë të përhapura dhe kuadri institucional për t’i luftuar ato është i dobët. Ky është konstatim i saktë.

-Situata e kriminalizuar që po mbretëron në Kosovë, institucioneve iu kërkon përkushtim që ta luftojnë krimin në përgjithësi, por edhe reforma të mëdha në ato institucione sepse nëse mbështeten në po ata njerëz që ishin në ato poste të deritashme, kur Kosovën e ka kaplua krimi, e kur në këto poste gjendeshin po këta njerëz me të cilët tani Kosova njihet në këtë gjendje, do të jetë e vështirë të luftohet ashtu si duhet krimi në përgjithësi, edhe që për një luftim të tillë duhet kohë, guxim, dhe aftësi, Institucionet e Kosovës duhet ti marrin seriozisht dhe si shumë shqetësuese të gjeturat faktike të raportit të fundit të organizatës “Freedom House”, në fushën e sundimit të ligjit, sepse ato të gjetura janë një mesazh i qartë për institucionet e shtetit të Kosovës, Qeverinë dhe Kuvendin, pse duhet ta reformojnë me urgjencë sistemin e drejtësisë dhe ta pastrojnë atë nga lidhja me krimin, dhe njëkohësisht ta miratojnë Ligjin Vetin dhe atë për konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të kundërligjshme.

Kapja e shtetit nga krimi dhe mos ndëshkimi i zyrtarëve të lartë të pushtetit të lidhur me krimin, që mbajnë peng sistemin e drejtësisë, është emëruesi kryesor i të gjeturave të këtij raporti. Jo rastësisht raporti konstaton se si kapja e shtetit është një çështje e spikatur dhe shpesh është rezultat i klientelizmit – dhënies së paligjshme të favoreve zyrtarëve nga individë ose grupe të pasura, nëse zyrtarët ndjekin interesat e atyre që i shpërblejnë. Pra, korrupsioni dhe kapja e shtetit janë të përhapura dhe kuadri institucional për t’i luftuar ato është i dobët. Ky është konstatim i saktë. Po ashtu është alarmues konstatimi sipas të cilit thuhet se mandatet e organeve kryesore të Kosovës kundër korrupsionit mbivendosen dhe ato kanë vështirësi në koordinimin e përpjekjeve të tyre.

Goditja që i vjen kapjes së sistemit të drejtësisë nga nëntoka është konstatimi që thotë se autoritetet kanë treguar pak përkushtim për ndjekjen penale të korrupsionit të nivelit të lartë dhe kur zyrtarët e lartë ndiqen penalisht, se dënimet janë të rralla. Të gjitha këto mangësi thuhen qartë në këtë raport, në shtyllën e analizës së sundimit të ligjit. Sipas këtij raporti, ndryshimet politike, me ardhjen e qeverisë së re, ka përpjekje fillestare të reformimit të këtij sistemi dhe luftimin e krimit në shtyllat kryesore të institucioneve të shtetit.

Megjithatë, në raport thuhet se gjatë gjithë vitit 2021, qeveria Kurti ndoqi disa reforma që synonin të luftonin korrupsionin dhe krimin e organizuar; administrata u angazhua për krijimin e mekanizmave të rinj të verifikimit gjyqësor, (VETTINGUT) dhe propozoi hartimin e legjislacionit që do t’i mundësonte qeverisë të konfiskonte “pasuritë e fituara në mënyrë të pajustifikueshme”. Gjithsesi se këto konstatime janë si mesazh i qartë për qeverinë dhe Kuvendin se në cilët binar duhet drejtuar lokomotiva e ndryshimeve dhe reformës me pakon ligjore për sistemin e drejtësisë përgjatë këtij mandati. Tani është koha që duhet të fillohet sa më parë luftimi i krimit sepse këtë tani po e kërkojnë dhe po e presin edhe ndërkombëtarët dhe është koha e përshtatshme në favor që Kosova të lëvizë drejtë BE-së.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".