Mbushën tre automjete me emigrantë të paligjshëm, arrestohen në Korçë tre shtetas nga Kosova

  • E.K /
  • 26 April 2022 - 11:39
Mbushën tre automjete me emigrantë të paligjshëm, arrestohen në Korçë tre shtetas nga Kosova

Policia e Korçës ka arrestuar 3 shtetas nga Kosova të cilët u kapën duke transportuar 16 emigrantë të paligjshëm kundrejt shpërblimit.

Sipas policisë në Korçë, pas finalizimit të operacionit “Perimetri” u arrestuan  R. F., 34 vjeç; M. J., 39 vjeç dhe L. Xh., 37 vjeç, banues në Kosovë.

“Shërbimet e Policisë i kanë kapur në flagrancë këta shtetas, në aksin rrugor Maliq-Lozhan, duke transportuar me 2 automjete tip “Audi” dhe 1 automjet tip “Volkswagen”, 16 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt shpërblimit”, informon policia, shkruan Ora news.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

(Kosova Sot Online)