Bie interesimi për vaksinim, vetëm 62 qytetarë e morën dje vaksinën kudër Covid-19

  • A.P /
  • 26 April 2022 - 17:06
Bie interesimi për vaksinim, vetëm 62 qytetarë e morën dje vaksinën kudër Covid-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se vetëm 62 qytetarë janë vaksinuar dje me vaksinën kundër Covid-19 në Kosovë.

Sipas MSh-së, nga fillimi i procesit të vaksinimit në gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.825.458 doza të vaksinës kundër Coronavirusit.

Ndërkaq, 821.788 qytetarë e kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.

E në 24 orët e fundit janë regjistruar 7 raste të reja me Covid-19.

Njoftimi i plotë:

26 Prill 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

 Në 24 orët e fundit janë dhënë 62 doza të vaksinës kundër COVID-19.

  Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë  1.825.458 doza të vaksinës.

  Deri më sot 821.788 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

  Deri më sot janë dhënë 101.226 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

  Nga 349 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

  Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

  Sot janë shëruar 13 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.431.

  Në total numri i rasteve aktive është 428.

(Kosova Sot Online)