
Nënpresidentja amerikane Kamala Harris infektohet me COVID-19

Zëvendës presidentja amerikane, Kamala Harris rezultoi pozitive me Covid-19 të martën pasi u kthye nga një udhëtim njëjavor në Kaliforni, njoftoi Shtëpia e Bardhë.
“Sot, zëvendës presidentja Harris rezultoi pozitive me Covid-19 pas testeve të shpejta dhe PCR. Ajo nuk ka shfaqur simptoma, do të izolohet dhe do të vazhdojë të punojë nga rezidenca e zëvendës presidentes,” tha Kirsten Allen, sekretarja e shtypit në një deklaratë.
Allen shtoi’: “Ajo nuk ka qenë në kontakt të ngushtë me Presidentin ose Zonjën e Parë për shkak të udhëtimit të saj të fundit. Ajo do të ndjekë udhëzimet e CDC dhe këshillat e mjekëve të saj. Zëvendës presidentja do të kthehet në Shtëpinë e Bardhë kur të rezultojë negative.”
Ishte planifikuar që Harris të mbante konferencën e saj të inteligjencës në orën 10:15 të mëngjesit të sotëm në Shtëpinë e Bardhë së bashku me Presidentin Joe Biden, sipas udhëzimeve që i ishin dërguar gazetarëve.
(Kosova Sot Online)