Clinton dhe Obama kalojnë kohë së bashku para nisjes së ceremonisë

  • A.P /
  • 27 April 2022 - 17:22
Clinton dhe Obama kalojnë kohë së bashku para nisjes së ceremonisë

Ish-presidentët amerikanë, Bill Clinton dhe Barack Obama, të shoqëruar nga bashkëshortet e tyre ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton dhe Michelle Obama, gjenden në Katedralen Nacionale të Washingtonit, për t’i dhënë lamtumirën e fundit ish-sekretares Madeleine Albright.

Pas pak pritet të nisë ceremonia e varrimit të ish-sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright.

Të ftuarit në ceremoni kanë zënë vendet e tyre, e aty nuk mungojnë miqtë e ish-bashkëpunëtorët e saj të afërt.

Në Katedrale, pranë njërit-tjetrit janë ulur dy presidentët dhe bashëkshortet e tyre, të cilët kanë miqësi mes vete.

(Kosova Sot Online)