Vushtrriasi e keqtrajton gruan gjatë kohës së iftarit: Më ka fyer duke mi marrë enët me ushqim nga tavolina

  • E.K /
  • 28 April 2022 - 08:22
Vushtrriasi e keqtrajton gruan gjatë kohës së iftarit: Më ka fyer duke mi marrë enët me ushqim nga tavolina

Pothuajse çdo ditë në Policinë e Kosovës raportohet raste të dhunës në familjet, ku në shumicën prej tyre viktima janë gratë.

Edhe një grua nga Vushtrria e ka denoncuar dje bashkëshortin e saj në Polici, pasi i njëjti dyshohet se i ka shkaktuar dhunë psikike.

VIktima ka deklaruar se burri po e keqtrajton vazhdimisht, ku herën e fundit, gjatë natës së mbrëmshme e ka fyer dhe e ka penguar në kohën e iftarit, duke ia marrë enët me ushqim nga tavolina.

Pasi rasti është denoncuar, prokurori ka dhënë urdhër që i dyshuari të intervistohet dhe të vazhdohet me procedurat e tjera.

(Kosova Sot Online)