Amerikanët publikojnë fotografi duke ushtruar me njësinë speciale të Kosovës

  • E.K /
  • 28 April 2022 - 12:31
Amerikanët publikojnë fotografi duke ushtruar me njësinë speciale të Kosovës

Komanda e Forcave Speciale të ushtrisë amerikane në Evropë kanë stërvitur së bashku Njësinë për Intervenim të Shpejt të Policisë së Kosovës me disa armë të kalibrave të ndryshëm.

Në një postim të komandos speciale amerikane thuhet se me njësitin e policisë së Kosovës kanë stërvitur në përdorimin e armëve të lehta automatike M249 SAWs dhe M249.

|Stërvitja së bashku na bën më të fortë! Së fundi, pjesëtarët e Forcave Speciale 10 dhe Njësisë së Ndërhyrjes Speciale të Policisë së Kosovës qëlluan me M249 SAW dhe mitralozë të lehtë M249 gjatë një trajnimi dypalësh për të përmirësuar aftësitë e tyre të gjuajtjes së mprehtë në terrene të ndryshme”, thuhet në postim.

(Kosova Sot Online)