“Do të përplasemi keq”, pozita e opozita akuzojnë njëra-tjetrën se po i ikin hetimit për rrymën

  • E.K /
  • 28 April 2022 - 13:05
“Do të përplasemi keq”, pozita e opozita akuzojnë njëra-tjetrën se po i ikin hetimit për rrymën

Pushteti dhe opozita po diskutojnë në Kuvendin e Kosovës në lidhje me formimin e një komisioni hetimor parlamentar për t’i hetuar zhvillimet në sektorin e energjisë elektrike në Kosovë. Pasi opozita fillimisht kishte kërkuar formimin e një komisioni që do ta hetonte shtrenjtimin e energjisë elektrike dhe rrethanat para e pas këtij vendimi, LVV-ja erdhi me një kundërpropozim dhe dëshiron një komision që do t’i hetojë çështjet e energjisë elektrike që nga viti 2006. Nga opozita u paralajmërua një përplasje.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha në emër të Qeverisë se “nuk kemi asgjë për të fshehur”.

“Në fakt mirëpresim momentin dhe këtë mundësi për të sqaruar shumë gënjeshtra dhe manipulime të cilat jeni duke i bërë ditëve të fundit”, tha ajo.

Nga pozita e akuzuan opozitën se kanë frikë nga hetimi për periudhën 16-vjeçare.

Image

Artane Rizvanolli

Por opozita sheh një kurth të pushtetit në këtë kundërpropozim.

“Ne jemi shumë dakord që të hetohet që nga viti ’99, por imagjinoni një gjë, Komisioni hetimor ka gjashtë muaj mandat. A po ua merr mendja që për gjashtë muaj, edhe nëse punojmë 12 orë në ditë, kemi me mujtë me i përmbledh krejt këto sene a?”, tha Abelard Tahiri, shef i Grupit Parlamentar të PDK-së.

Image

Abelard Tahiri

Më i ashpër ishte shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, i cili e cilësoi të palogjishëm, të paarsyeshëm, antiligjor e antikushtetues propozimin e pozitës.

“Pushteti po tenton ta marrë një instrumet kushtetues, mbikëqyrjen e institucioneve të pavarura”, tha ai.

“Për ne si grup parlamentar i LDK-së është e rrezikshme”, tha Gashi, duke thënë se pushteti s’mund t’ua imponojë 40 deputetëve se çfarë të hetojnë, pasi tha se kështu “përmbyset sistemi”.

Në atë rast, Gashi tha se nuk flitet për demokraci, por për totalitarizëm.

“Kjo nuk bën me ndodhë. Sot e keni mundësinë me dëshmu a doni me hetu a jo. Sot fatkeqsisht do të përplasemi dhe do të përplasemi keq. Po ju kërkoj mirëkuptim, po ju kërkoj besim në demokraci, po ju kërkoj që këto vlera t’i respektojmë”, tha ai.

Image

Arben Gashi

“Opozita po kërkon komision mbi komision”, tha Time Kadrijaj në em♪7r të Grupit Parlamentar të AAK-së.

“Unë nuk e di çfarë po doni me fshehë”, tha ajo, duke theksuar se do ta mbështesin edhe ndonjë komision të propozuar nga LVV-ja. Por kërkoi që propozimi i mëhershëm i opozitës të mos refuzohet.

Image

Time Kadrijaj

(Kosova Sot Online)