Një i vdekur e dy të plagosur në Klinë, Prokuroria jep detaje

  • A.P /
  • 28 April 2022 - 22:48
Një i vdekur e dy të plagosur në Klinë, Prokuroria jep detaje

Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka vdekur një person dhe dy të tjerë janë plagosur në Klinë.

Dy prokurorë të shtetit në Pejë kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Lajmin  e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Nje person ka humbur jeten si pasoje e te shtenave me arme zjarri dhe jane plagosur dy persona. Ne vendin e ngjarjes kane dal dy prokuror te shtetit nga Deparamentit te Krimeve te Renda ne Prokurorine Themelore te Pejes dhe Policia e Kosoves”, tha Nikçi.

Sipas burimeve i dyshuari kryesor është Agron Gashi nga fshati Sferkë.

Policia në vendin e ngjarjes ka sekuestruar gjësende të rrezikshme si thika, zinxhir, lopatë,  që për Prokurorinë flasin për një “pritë” klasike të organizuar nga të dyshuarit.


(Kosova Sot Online)