Kryeministri i ri i Malit të Zi pret delegacionin e lartë amerikan të kryesuar nga Donfried

  • E.K /
  • 29 April 2022 - 10:54
Kryeministri i ri i Malit të Zi pret delegacionin e lartë amerikan të kryesuar nga Donfried

Një ditë pasi u zgjodh kryeministër i Malit të Zi, Dritan Abazoviq do t’i presë sot në Podgoricë delegacionin e lartë të Departamentit të Shtetit të kryesuar nga ndihmëssekretarja Karen Donfried.

Pasi vizituan Kosovën, Serbinë dhe Bosnjen, delegacioni amerikan sot do të qëndrojë në Mal të Zi, raporton radiotelevizioni malazez.

Ndihmësja e sekretarit Blinken, Donfried do të jetë e shoqëruar nga Emisari për Ballkanin, Gabriel Escobar.

Të dy zyrtarët e DASH do të ripërsërisin angazhimin e SHBA-së për mbështetjen e Malit të Zi në rrugën euro-atlantike dhe anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Sipas Departamentit të Shtetit, zyrtarët e lartë që nisën turin ballkanik të hënën do ta falenderojnë Malin e Zi për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe përkrahjen për Ukrainën, duke mbyllur zonën ajrore për aeroplanët rusë.

(Kosova Sot Online)