Raporti i fundit nga IKSHPK: 10 raste të reja me COVID-19

  • A.P /
  • 01 May 2022 - 15:08
Raporti i fundit nga IKSHPK: 10 raste të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, sipas të dhënave të fundit të Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ishin bërë 806 testime.

Asnjë rast i vdekjes nuk u shënua gjatë 24 orëve të fundit.

(Kosova Sot Online)