Serbia në vendin e parafundit në Ballkanin Perëndimor sa i përket lirisë së mediave

  • G.G /
  • 03 May 2022 - 10:58
Serbia në vendin e parafundit në Ballkanin Perëndimor sa i përket lirisë së mediave

Indeksi i Lirisë së Shtypit Botëror për vitin 2022 ka rendituar Serbinë në vendin e parafundit në rajon sa i përket lirisë së mediave.

Serbia për dallim nga viti paraprak është ngritur për 14 pozita dhe gjendet në pozitën e 79 nga 93 sa ishte, shkruan N1.

Serbia renditet më keq se të gjitha shtetet e rajonit përveç Shqipërisë e cila ka shënuar rënie për 20 vende dhe renditet në vendin e 103-të.

Kosova është në vendin e 61-të, Maqedonia e Veriut në të 57-tin, Mali i Zi në 63-tin, Bosnja në 67-in.

Indeksi Botëror i Lirisë së Shtypit rendit 180 vendet që monitoroi në një nga pesë kategoritë – të mira, të kënaqshme, problematike, të vështira dhe shumë serioze.

(Kosova Sot Online)