​Këto dy vende të BE-së do të blejnë naftë ruse deri në fund të vitit 2023?

  • G.g /
  • 04 May 2022 - 14:42
​Këto dy vende të BE-së do të blejnë naftë ruse deri në fund të vitit 2023?

Bashkimi Evropian planifikon të vendosë një embargo ndaj naftës ruse në gjashtë muajt e ardhshëm, tha këtë mëngjes shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Megjithatë, Hungaria dhe Sllovakia do të jenë në gjendje të blejnë naftë ruse deri në fund të vitit 2023 në kushtet aktuale, sipas burimeve të BE-së. Kjo do të thotë se të dyja vendet do të përjashtohen nga embargoja e plotë e propozuar nga Komisioni Evropian, raporton Sky News.

Krerët e BE-së kanë kërkuar ndalimin e importeve të naftës nga Rusia gjatë gjashtë muajve të ardhshëm dhe produkteve të tjera të naftës deri në fund të vitit.

Propozimi për raundin e gjashtë të sanksioneve kundër Rusisë duhet të mbështetet nga të gjitha vendet anëtare dhe kjo ka të ngjarë të jetë objekt debatesh të ashpra.

(Kosova Sot Online)