Brenda dhomës së negociatave, Lajçak e publikon fotografinë nga darka me Kurtin e Vuçiq

  • E.K /
  • 04 May 2022 - 22:22
Brenda dhomës së negociatave, Lajçak e publikon fotografinë nga darka me Kurtin e Vuçiq

Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka njoftuar se do të vazhdojnë diskutimin me kryenegociatorët e dialogut më 13 maj.

Lajçak me një postim në twitter njoftoi se darka joformale ka përfunduar, për të cilën tha ishte i është mirënjohës qeverisë gjermane për pritjen.

Në fotografinë e postuar nga Lajçak shihet se kryeministri Kurti ishte duke buzqeshur, ndryshe nga presidenti serb Aleksandër Vuçiq.

“E mirëpritëm mundësinë për një darkë joformale diskutimi rreth Dialogut me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq në Berlin. Mirënjohës ndaj qeverisë gjermane për pritjen. Ne do të vazhdojmë diskutimin në nivel të kryenegociatorëve më 13 maj”, shkroi Lajcak.

Ndryshe, në media u raportu se kjo darkë ka filluar që nga ora 19:45.

(Kosova Sot Online)