Gjilan: Motoçiklisti humb kontrollin, godet çiklistin dhe dy këmbësore

  • E.K /
  • 05 May 2022 - 09:30
Gjilan: Motoçiklisti humb kontrollin, godet çiklistin dhe dy këmbësore

Një aksident trafiku ka ndodhur dje në Gjilan. I dyshuari mashkull kosovar që po drejtonte motoçikletën raportohet të ketë humbur kontrollin dhe më pas ka goditur çiklistin dhe dy këmbësore femra.

Si pasojë, çiklisti dhe dy këmbësoret kanë pësuar lëndime trupore.

Pas pranimit të tretmanit të nevojshëm mjekësor janë liruar.

(Kosova Sot Online)