Arrestohet vushtrriasi 23-vjeçar, dyshohet për blerje dhe shpërndarje të drogës

  • A.P /
  • 05 May 2022 - 19:04
Arrestohet vushtrriasi 23-vjeçar, dyshohet për blerje dhe shpërndarje të drogës

Në orët e pasditës, policia në Vushtrri ka arrestuar G.A, 23-vjeçar të dyshuar për veprën penale “ Blerje, posedim, shperndarje dhe shitje të paautorizuar të substancave narkotike’’”.

Mbi dyshime të arsyeshme është identifikuar dhe arrestuar personi i dyshuar tek i cili gjatë kontrollit në çantën e krahut i janë gjetur dhe sekuestruar 77 qese me substancë të dyshuar narkotike me peshë 66 gram dhe një sprej.

“Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar 23 vjeçari, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit prokurori i ka caktuar masen e ndalimit policor.  Hetimet e mëtejme lidhur me rastin po i vazhdon njësia përkatëse e antidrogave”, thuhet në komunikatën e PK-së.


(Kosova Sot Online)