Presidentja Osmani përuroi shtatoren e Shën Terezës në Panama

  • A.P /
  • 05 May 2022 - 23:01
Presidentja Osmani përuroi shtatoren e Shën Terezës në Panama

Sot në Panama, Presidentja Vjosa Osmani përuroi shtatoren e Shën Terezës, të punuar nga skulptori kosovar Bashkim Beqiri, në një ceremoni të organizuar bashkë me Ministren e Jashtme të Panamasë, Erika Mouynes dhe me Kryepeshkopin e Panamasë, José Domingo Ulloa.

Sipas komunikatës së ZPRK-së, Presidentja Osmani theksoi se ndihet e lumtur që Panamaja po e monumentalizon kujtesën për Shën Terezën. Kjo është edhe një mirënjohje për punën e saj, për vlerat e saj e për madhështinë e personalitetit të saj.

Ndër të tjera, Presidentja Osmani u shpreh se si bashkëkombës të saj jemi shumë krenarë me shëmbëlltyrën e Shën Terezës.

Po kështu, shtoi ajo, i jemi mirënjohës popullit panamez për respektin e treguar me të gjitha nderet që mund t’i ofrohen një të shenjtë.

(Kosova Sot Online)