Asnjë fjalë për skandalin, ambasadori Berishaj në konferenca e takime me zyrtarë kroatë

  • E.K /
  • 06 May 2022 - 13:36
Asnjë fjalë për skandalin, ambasadori Berishaj në konferenca e takime me zyrtarë kroatë

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, po i vazhdon takimet e po merr pjesë në konferenca, sikur të mos kishte ndodhur asgjë, ani pse mediat sllovene raportuan për përfshirjen e tij në një skandal të madh financiar atje.

Në faqen zyrtare të Ambasadës së Kosovës në Kroaci është njoftuar se Berishaj është takuar sot me Ministrin e Punëve të Jashtme të Kroacisë, Goran Grliq Radman.

Sipas njoftimit, në takim u bisedua “për mbështetjen pa rezervë të shtetit kroat në rrugën dhe iniciativat që i merr Kosova si shtet në rrugën e integrimeve evropiane dhe evroatlantike”.

“Takim miqësor i ministrit te Punëve të Jashtme të Kroacisë z. Goran Grliq Radman me ambasadorin e Republikës së Kosovës në Kroaci, Dr. Martin Berishaj.  Në takim u bisedua për mbështetjen pa rezervë të shtetit kroat në rrugën dhe iniciativat që i merr Kosova si shtet në rrugën e integrimeve evropiane dhe evroatlantike. Takimi u bë në prag të Konferencës të cilën e ka organizuar Qeveria kroate me temë: “ Konferenca për të ardhmen e Evropës dhe kontributi i Kroacisë””, thuhet në njotimin e ambasadës.

(Kosova Sot Online)