Cili është vendi më i shtrenjtë në Ballkan dhe ku radhitet Kosova
Vendi më i shtrenjtë në Ballkan është Kroacia që në listën prej 139 vendeve renditet në vendin e 59-të. Kosova radhitet në vendin e 134-të si vendi më i lirë në Ballkan.
Sipas një inforgrafike të publikuar nga rel versioni në gjuhën serbe në Kroaci janë çmimet më të larta në Ballkan ndërkaq në Kosovë më të ultat.
Kroacia radhitet e para si vendi më i shtrenjtë në Ballkan, pastaj vjen Mali i Zi, Serbia, Bosnja e Hercegovina, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe e fundit në listë është Kosova si vendi më i lirë.
Në nivel botëror, Bermudet dhe Zvicra janë vendet më të shtrejta për jetë ndërsa Pakistani dhe Afganistani më të lirat.

(Kosova Sot Online)
