“Shkrumb e hi”, veturat u dogjën në parking në Veternik

  • E.K /
  • 09 May 2022 - 14:49
“Shkrumb e hi”, veturat u dogjën në parking në Veternik

Në rrethana akoma të panjohuara janë përfshirë nga flakët disa vetura në parkingun e “Albi Mall” në Veternik të Prishtinës.

Siç shihet nga pamjet e siguruara , zjarri është lokalizuar dhe në vendin e ngjarjes përveç zjarrfikësve po qëndrojnë edhe Njësitet e Policisë së Kosovës.

Veturat kanë pësuar dëme të mëdha materiale, teksa nuk dihet nëse ka ndonjë person të lënduar.

Media po pret një përgjigje nga policia lidhur me incidentin e shkaktuar në Veternik.

Pamje të reja mund të shihni më poshtë:

(Kosova Sot Online)